Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, merr gjithmonë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj.
Së fundmi, ajo u shfaq plot me stil në emisionin e radhës në “Shiko kush luan”, ku si gjithmonë solli spektakël dhe lojëra të ndryshme me të ftuar VIP.
Më shumë se sa emisioni, vëmendja e fansave u drejtua edhe tek pamja e prezantueses, e cila si gjithmonë nuk i zhgënjeu fansat e saj.
Luana kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrat bardhë e zi dhe në disa pjesë të qendisura me ari.
Ky fustan i markës “Balmain” ka kushtuar jo më pak se 2200 euro, sipas faqes ‘Mes për mes’, e cila merret me çmimet e veshjes së personazheve VIP.
Duket se për paraqitjet e saj gjithnjë elegante dhe me stil, Luana shpenzon mjaft – teksa kjo edhe duket të jetë arsyeja se pse ajo duket bukur në çdo paraqitje. /Telegrafi/