Telegrafi

Luana Vjollca shijon rrezet e diellit, shfaqet me flokë natyrale

Luana Vjollca është një nga personazhet më të njohura të televizionit dhe dukja e saj çdo herë është e përkryer.

Në shumicën e paraqitjeve, ajo ka eksperimentuar me ngjyrat e flokëve të saj, ku së fundmi është bërë edhe me balluke.

Ditën e sotme (e premte), Luana ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet komplet natyrale në pamjen e saj.

E ulur në një karrige dhe duke shijuar rrezet e diellit, këngëtarja dhe njëherësh moderatorja vë në dukje flokët e saj të shkurtra.

“Flokët e mia reale. Kush nga ju po bën pak banjo-dielli në këto ditë?”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografisë.

Në këtë fazë të krizës globale, Luana ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që të qëndrojnë të sigurtë në shtëpitë e tyre, njëjtë sikur bën edhe ajo./Telegrafi/