Telegrafi

Luana Vjollca shijon një ditë të nxehtë, derisa është në përgatitje të këngës së re

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Këngëtarja, prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, është thuajse në finalizim të projektit të ri, i cili pritet të prezantohet shumë shpejt para publikut.

Derisa po bëhet gati për një hit veror, autorja e “Pa panik” po shijon një ditë të nxehtë vere në një nga bregdetet shqiptare.

Kjo në bazë të publikimit të fundit në rrjetet sociale, pasi ndau një pozë atraktive në bikini.

Bukuroshja, e cila numëron 1.8 milion ndjekës në Instagram, mori vëmendje me imazhin e ri ku ka vënë në pah linjat e formësuara trupore.

“Erdhi vapa me gushtin”, kanë qenë fjalët e saj përkrah postimit.

Lexo po ashtu Luana Vjollca prezanton një nga dukjet ekstravagante të klipit të ri

Imazhi provokues u komentua në masë të madhe dhe shumë prej pyetjeve të ndjekësve ishin se ‘kur do e lansojë projektin e ri?”.

 

Ndërkaq, këngën e re Luana do e sjellë këtë muaj në bashkëpunim me artistin Jay Santos. /Telegrafi/