Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, arrin që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, madje edhe kur pauzon nga projektet televizive.
Bukuroshja shqiptare është e ndjekur nga më shumë se dy milionë persona në rrjetin social Instagram, ku edhe sjell imazhe të ndryshme nga jeta private.
Edhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë, Luana ka postuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan elegant me ngjyrë të zezë, ndërsa vëmendjen marrin linjat e saj trupore.
Fotografia u shkëput nga festa e saj e ditëlindjes, ku edhe pranoi urime të shumta nga fansat e saj në hapësirën e komenteve.
Luana dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive, teksa shkruan “2 shtator”, në mbishkrimin e fotos.
Ndryshe, prezantuesja përveç projekteve televizive dhe këngëve, ajo gjatë sezonit veror ka lansuar edhe linjën e saj të çantave dhe kapelave të plazhit “The Royal Jungle”.
Kujtojmë po ashtu se Luana ditëve të fundit është shprehur e lumtur që së shpejti do të bëhet teze përsëri, kjo pasi motra e saj, moderatorja tjetër, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, reperi Kosovar, Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/