Telegrafi

Luana Vjollca shfaqet atraktive, teksa shijon udhëtimin me helikopter në Kanë

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, pas angazhimeve të shumta më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka vendosur që të kalojë disa ditë të mira pushimi në Kanë, për t’u relaksuar në rivierën franceze.

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, Luana duket mjaft tërheqëse ndërsa vë në pah linjat atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, bukuroshja publikoi një set fotografish, ku shfaqej ndërsa shijonte udhëtimin me Helikopter mbi qytetin e Kanës.

Vjollca duket të jetë kënaqur shumë dhe këtë e tregon edhe buzëqeshja e vazhdueshme në fytyrën e saj.

Pavarësisht se nuk e ka treguar personin që po e shoqëron në këtë udhëtim, fansat aludojnë se Luana është në pushim me Krenar Çoçajn, me të cilin përflitet tash e një kohë se është në lidhje por ende s’e ka pranuar publikisht. /Telegrafi/