Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Destinacioni i radhës ka qenë ishulli grek Mykonos, në të cilin ajo është duke u relaksuar në këto ditë të nxehta.
Duke i mbajtur të azhurnuar fansat e saj në Instagram, bukuroshja Vjollca publikoi së fundmi për ta disa fotografi të reja nga pushimet.
Ajo dukej mjaft atraktive në një pozë të realizuar në plazh, ku shfaqej e veshur me një kostum njëpjesësh me material leopardi.
Në disa imazhe të tjera të realizuara në shezlon dhe para pasqyrës, interpretuesja e hitit “Benzina” nuk hezitoi të vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.
Për aksesorë, Vjollca kishte zgjedhur një palë syze dielli dhe një varëse në formë kryqi, të cilat plotësonin dukjen e saj.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e trupit. /Telegrafi/