Këngëtarja, modelja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Luana Vjollca, u ka prezantuar fansave setin e ri fotografik.
Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 1.8 milion ndjekës, ka ndarë në rrjetet sociale një fotosesion të veçantë.
Ndonëse ka qenë tejet aktive këtë kohë, kësaj radhe ajo ka zgjedhur të pozojë me një stil flokësh më ndryshe.
Pamjes së mahnitshme, 28-vjeçarja ia ka bashkangjitur një fustan të zi elegant i cili është i stiluar nga kreatorja, Blerina Kllokoqi – Rugova.
Për grimin është përkujdesur Arbër Bytyqi, kurse flokët në një stil të tillë ia ka besuar stilistit të njohur Kaci Lleshi.
Biondja rrëmbeu komplimente e reagime të shumta pozitive kundrejt këtyre fotografive joshëse.
Luana që një kohë ka pauzuar nga emisioni i saj, ndërsa së shpejti vjen me këngë të re për fansat e saj. /Telegrafi/