Telegrafi

Luana Vjollca publikon një video të shkurtër nga festa e ditëlindjes së saj

Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Ditë më parë, moderatorja e shndërruar në këngëtare, Luana Vjollca, e ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të.

Ndërsa kishte organizuar një festë të madhe me muzikë, fishekzjarrë, tortë të veçantë dhe me shumë mysafirë të njohur, të cilët ishin prezentë në ditëlindjen e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Dhe, siç bën rëndom, edhe këtë herë bukuroshja arriti ta rrëmbejë vëmendjen edhe me dukjen e saj, teksa disa imazhe ishin postuar në rrjetet sociale.

Kësaj radhe, ajo e ka publikuar një video në Instagram, ku përfshihet në sekuenca të shkurtra festa e ditëlindjes së saj.

“Në fund të fundit, jeta ime është historia e përpjekjeve që kam bërë për të qëndruar me këmbë në toke, ndërsa mbaja pareshtur sytë nga qielli”.

“Faleminderit Zot, për gjithçka, sfidat e bekimet që më ke dhuruar gjate 28 viteve jetë! Jam e lumtur që ju kisha pranë të gjithëve atë natë”, ka shkruar Luana në postim. /Telegrafi/