Telegrafi

Luana Vjollca publikon fotografitë provokuese që i ka realizuar për revistën amerikane, ‘Style Cruze’

Këngëtarja, modelja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, ditën e djeshme (e mërkurë) festoi ditëlindjen e 29-të.

Me këtë rast, biondja dje njoftoi fansat se ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën amerikane, ‘Style Cruze’.

Ajo së fundmi ndau disa fotografi që i ka realizuar për prestigjiozen, teksa është shfaqur në formë të mahnitshme.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Biondja zgjodhi një fustan të shkurtër gri, përmes të cilit ka vënë në fokus linjat atraktive trupore.

“A e lexuat intervistën time ekskluzive për revistën amerikane?”, shkroi ajo krahas imazheve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet pranë këtyre pozave ishin të shumta, duke e përgëzuar njëherësh për sukseset që ka arritur ndër vitesh.

Luana gjithashtu së shpejti pritet të sjell projektin e ri muzikor, për të cilin ka punuar me producentin Shkumbin Nebihu. /Telegrafi/