Site icon Telegrafi

Luana Vjollca provokon me dekoltenë e hapur, thekson format trupore e veshur në të shkurtra

Nga një moderatore e suksesshme, ajo ka provuar veten edhe në muzikë.

Bëhet fjalë për prezantuesen e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca e cila merr vëmendje me çdo paraqitje që bën.

As këtë herë nuk ishte më ndryshe, kur ajo solli imazhe të reja për mbi dy milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Luana shkëlqen në foto e reja teksa përveç veshjes me stil në fokus ishin edhe linjat tërheqëse të turpit për të cilat komentohet vazhdimisht.

E veshur me një bluzë të zezë me dekolte të hapur të kombinuar me një minifund me ngjyra zi dhe bardhë, bukuroshja e ekraneve vendosi edhe disa aksesor ari për të kompletuar ‘look’-un e saj.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Me një makijazh të theksuar dhe buzë të kuqe, Luana la flokët të lëshuara mbi super teksa dukej tejet atraktive.

Lexo po ashtu Me bikini dhe varësen në formë kryqi në qafë, Luana Vjollca merr vëmendjen me paraqitjen e fundit

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Luana publikoj bashkëpunimin me artistin me famë botërore Rayvannyn “Pele pele”.

Projekti po pritet mirë dhe deri më tani ka kaluar shifrën mbi 700 mijë klikimeve në kanalin e “YouTube”. /Telegrafi/

Exit mobile version