Ajo prej kohësh ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor dhe tani duket se është në finalizim.
Bëhet fjalë për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila po mendon të rikthehet së shpejti me këngën e parë për vitin 2021.
Përmes një postimi në rrjete sociale, biondja ka prezantuar një pjesë të projektit që mban titullin “1 mijë vjet”.
Kënga duket se ka për tematikë një dashuri të humbur ku në një fragment thotë, “Vdes çdo mëngjes që nuk të kam, më mungon”.
Sido që të jetë, Luana nuk ka zbuluar akoma datën e saktë të lansimit të kësaj kënge.
Reagimet në hapësirën për komente ishin të shumta, fansat e së cilës mezi po presin për rikthimin me projekt të ri.
E fundit këngë e publikuar nga Vjollca mbetet “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos, që duket se është fshirë nga YouTube. /Telegrafi/