Site icon Telegrafi

Luana Vjollca pozon me veshje tradicionale

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Jemi mësuar ta shohim Luana Vjollcën me veshje nga më të ndryshmet, ndërsa kësaj radhe bukuroshja e ekranit ka ardhur me veshje tradicionale.

Moderatorja e shndërruar në këngëtare ka bërë një set fotografik me veshje tradicionale shqiptare dhe si gjithmonë ka tërhequr vëmendje.

Gjatë fotosesionit nuk ka munguar edhe dedikimi për Kosovën.

“Kosovë, o vend i famshëm i trimërisë. Kosovë, o lule e bukur e Shqipërisë! Ti bjeshkët plot Vjollca rreth i ke…”, shkruan biondja e famshme në një postim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Luana Vjollcën

“Shqipëri të qofsha falë, të kam mëmë e më ke vajzë”, është përshkrimi i një fotografie tjetër.

“Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar!”, ka shkruar Luana pranë një imazhi, ku ka pozuar me veshje tradicionale.

Në ndërkohë, Vjollca është duke e shijuar suksesin e madh të këngës “Mi dhe flakë mallit tim” që u publikua më 8 qershor.

Bashkëpunimi me Bujar Qamilin ka kaluar shifrën prej katër milionë shikimesh në shërbimin më të njohur të shpërndarjes së videove, YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version