Site icon Telegrafi

Luana Vjollca pozon me plot stil në setin e ri fotografik, rrëmben vëmendje me paraqitjen e veçantë

Luana Vjollca gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme.

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare tashmë ka grumbulluar 1.8 milion ndjekës në Instagram, gjersa po arrin t’i mbajë të azhurnuar me informacione të llojllojshme.

Krahas karrierës profesionale, biondja së fundmi ka realizuar disa fotosesione në të cilat është shfaqur me plot stil.

Nën përkujdesjen e dizajneres Blerina Kllokoqi – Rugova dhe grimerit Arbër Bytyqi, ajo ka arritur të rrëmbejë gjithë vëmendjen me paraqitjen elegante.

Derisa ka pozuar sikurse në vitet e ’60, 29-vjeçarja ka sjell fotografi të tjera nga ky set i veçantë i saj.

Lexo po ashtu Sikurse në vitet e 60-ta, Luana Vjollca sjell imazhe atraktive nga seti i ri fotografik

Ajo shfaqet në formë të mahnitshme me një shami rozë në kokë, imazhet e së cilës duket të jenë realizuar në Prishtinë në hotel ‘Emerald’.

Sidoqoftë, komplimentet dhe reagimet pozitive ndaj saj ishin të shumta në hapësirën për komente.

Luana aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “Pa Panik” që e solli në mes të krizës së coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version