Sukseset e prezantueses, këngëtares dhe producentes Luana Vjollca nuk kanë të ndalur, duke kaluar tashmë edhe kufijtë e trojeve shqiptare.
Ajo vetëm pak ditë më parë u shpërblye me çmim nga ‘Golden Panther Award’, eveniment ky që nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.
Ndërsa, biondja së fundmi përmes një postimi të ndarë në Instagram tregoi se ka pozuar dhe ka dhënë një intervistë rreth jetës dhe karrierës për revistën turke “Modda Turkey”.
Për paraqitjen e saj në kopertinën e kësaj reviste të njohur turke, Luana ka përzgjedhur një stil të ri flokësh, teksa shfaqet me flokë të shkurta dhe balluke.
“Shumë e emocionuar të ndaj kopertinën&revistën ekskluzive për revistën turke ‘Modda Turkey’”, ka shkruar krahas lajmit 28-vjeçarja.
Fotografitë morën pëlqime e lëvdata të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e krijueses së hitit “Pa Panik”.
Si shumë nga personazhet publike, Luana në këtë periudhë pandemie ka ndërprerë aktivitetet e saj megjithëse në mars kishte planifikuar të fillonte me formatin e ri televiziv “Take me out Albania”. /Telegrafi/