Telegrafi

Luana Vjollca me pozë provokuese para veturës luksoze, fton fansat për një xhiro

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca është një ndër personazhet më të përfolur të showbizit.

Shpesh, ajo ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa jo të pakta janë pozat e saj provokuese.

Së fundmi, Luana ka pozuar para veturës së saj luksoze, teksa në mbishkrimin e fotografisë u kërkon ndjekësve një udhëtim me të.

“Udhëto me mua”, ka shkruar prezantuesja Vjollca.

Ndryshe, pas përfundimit të sezonit të suksesshëm të “Shiko kush luan”, Luana ka paralajmëruar se do të nisë punën për një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/