Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja ka realizuar një set të ri fotografik për brendin e njohur “Guess”.
Ajo ka pozuar me bikini një pjesësh, me një bluzë të zezë me pika të bardha, duke marrë një pamje mjaft joshëse.
Bukuroshja është komentuar nga ndjekësit për linjat atraktive trupore, ndërsa komplimente të shumta ka marrë edhe për pamjen e jashtme.
Duke marrë poza provokuese dhe vënë në pah ngjyrën e marrë nga rrezet e diellit, prezantuesja bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.
Shumë shpejt, Luana ka treguar se do të nisë sezonin e ri të emisionit të saj “Shiko kush luan”. /Telegrafi/