Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë disa projekte të reja.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo herë me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, bukuroshja e ekranit të Top Channel ka vizituar Italianë.
Ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Genova të Italisë, ndërsa ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi atraktive të realizuara në këtë qytet.
Luana vë në pah format e lakmueshme të trupit, ndërsa në imazhin e fundit, vëmendje rrëmbeu edhe një detaj tjetër.
Ajo ka realizuar në gishtin e saj të vogël një tatuazh të ri, një simbol të shqiponjës dy-krenare.
“Kur ti aksidentalisht merr një pozë teksa provon syzet e diellit”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografisë, e cila është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/