Telegrafi

Luana Vjollca me poza provokuese në një kostum të veçantë të kuq

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa herë pas here nuk mungon as me poza provokuese.

Biondja kësaj radhe ka ndarë disa fotografi nga festa që ka organizuar për Krishtlindje në emision, në të cilat shfaqet e veshur me një kostum të veçantë.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Mi dhe flakë mallit tim” duket mahnitëse në të kuqe dhe dukjen unike që zgjodhi me këtë veshje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet nuk munguan nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram, që e përgëzuan për ‘look-un tërheqës’.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Luana në anën tjetër ka qenë në përgatitje të një projekti muzikor, por akoma nuk ka lansuar ndonjë të ri.

I fundit mbetet “Locos” në bashkëpunim me artistin me famë ndërkombëtare, Jay Santos. /Telegrafi/

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

 

Luana Vjollca (Foto: Instagram)