Luana Vjollca është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Biondja, e cila ka kaluar mbi një milion fansa në Instagram, vazhdon të marrë vëmendje me secilën paraqitje që bën.
Artistja e njohur kësaj radhe ka ndarë disa fotografi atraktive nga makina luksoze, në të cilat njëherësh vë në pah linjat atraktive.
E shfaqur tërësisht në të zeza, biondja ka arritur të duket në formë të mahnitshme dhe me plot stil.
“Duke shkëlqyer si yjet”, ka qenë mbishkrimi i imazheve.
29 vjeçarja u komplimentua mjaft shumë edhe nga ndjekësit, gjersa postimi mblodhi mijëra pëlqime.
Krahas emisionit, Luana së shpejti pritet të sjell edhe një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/