Telegrafi

Luana Vjollca vjen me poza atraktive

Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, vazhdon të jetë ndër më me trend në estradën shqiptar.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat me postime nga përditshmëria.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka marrë vëmendje me disa lëvizje provokuese.

E veshur me një fustan të zi, Luana ka marrë poza të ndryshme para kamerës, ndërsa theksonte linjat trupore.

Me një makijazh të lehtë, Luana kishte vendosur që flokët e saj t’i lidh mbrapa kokës, duke lënë disa fije para fytyrës.

Sa i përket projekteve muzikore, këngëtarja para disa ditësh lansoi këngën “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o