Luana Vjollca po shkëlqen në Prishtinë.
Në vizitën e saj më të fundit ajo ka qëndruar në një prej qendrave të njohura estetike, ku ka realizuar tatuazhin e vetullave.
Në një mini fund të kuq dhe bluzë të bardhë, bukuroshja shfaqet edhe elegante edhe seksi, shkruan Telegrafi.
Duket se Luana ka ardhur në Prishtinë për të takuar të dashurin e saj, një biznesmen i njohur i cili është i martuar dhe ka fëmijë (emër i njohur për redaksinë).
Luana ka kohë që po shijon lidhjen romantike, dhe për këtë e ka ndihmuar edhe Getoar Selimi.
Getoar Selimi po e ndihmon Luanën edhe në muzikë, pasi ka kohë që ia ka aranzhuar një duet me një prej reperëve të ‘labelit’ të tij, por që ende nuk po gjen realizimin.
E ndërkohë, Luana po e shijon jetën në romancë mes Tiranës, e Prishtinës. /Telegrafi/