Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, gjatë natës së mbrëmshme (e premte), është ndjerë krenare ashtu si miliona shqiptarë të tjerë.
Kjo pasi dy futbollistët e njohur shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan dy super gola në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, në Kalinigrad të Rusisë.
Shumë figura publike kanë vlerësuar lartë performancën e djemve shqiptarë, duke treguar edhe se sa krenarë ndjehen me ta.
Bukuroshja Vjollca ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në të kuqe.
Ajo ka vënë bë pah gjoksin atraktiv, teksa përshkruan në mbishkrimin e fotografisë ndjenjën e saj të krenarisë.
” Zemra mal me Shqiptaret e mi”, ka shkruar Luana Vjollca në Instagram.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, duke komplimentuar dukjen e prezantueses. /Telegrafi/