Telegrafi

Luana Vjollca me paraqitje provokuese në Javën e Modës në Milano

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka qenë pjesë e Javës së Modës në Milano.

Ajo duket se ishte e shoqëruar nga motra e saj, prezantuesja Marina Vjollca si dhe reperi Getoar Selimi.

Derisa kanë shijuar nga afër disa nga yjet e njohur, autorja e “Nuk o ka ma qet” ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.

Foto: Screenshot/Instagram

31-vjeçarja shfaqet e veshur me një kostum të markës Elisabetta Franchi, përmes të cilit ka vënë në pah format trupore.

Në një video të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, biondja duket në formë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Luana Vjollca merr pjesë në Javën e Modës në Milano

“Jam ajo vajza. Java e Modës në Milano”, shkroi Vjollca.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori nga miqtë e fansat në pjesën për komente.

Luana ndryshe së shpejti do të nisë me një projekt të ri të titulluar “Zemër Luana”. /Telegrafi/