Daljet e saj dhe paraqitjet publike i ka të shpeshta.
Por, rrethi me të cilët shoqërohet prezantuesja Luana Vjollca, në 99% të rasteve është i njejtë.
Motra e saj Marina apo mbesat janë personat që e rrethojnë bukuroshen duke i lënë fare pak hapësirë miqve.
Në fakt, Luana numëron fare pak, për të mos thënë asnjë!
Këtë ajo e ka rrëfyer vetë përmes dy postimeve në rrjete sociale. Në të parin, ajo ndan shprehjen: ‘Ti mund të jesh i suksesshëm dhe të kesh armiq dhe ti mund të jesh i pasuksesshëm dhe të kesh miq’
‘Kjo është përse unë nuk kam miq’, ka qenë mbishkrimi pasues i bukuroshes që lë të kuptohet se ajo ka zgjedhur suksesin përpara miqësive ndonëse shumë mund të mos pajtohen me një konstatim të tillë.
Luana vazhdon të mbetet ‘single’.