Site icon Telegrafi

Luana Vjollca nesër publikon këngën e re

Foto: Instagram

Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, po rikthehet me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo ka njoftuar fansat së fundmi se në mesnatë në të gjitha platformat publikohet kënga e saj e re “1 mijë vjet”.

Ndërkohë, biondja bëri të ditur se videoklipi lansohet nesër (e premte) në platformën YouTube.

“1 mijë vjet publikohet sonte në të gjitha platformat në 00:00. Nesër në YouTube 18:06”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Luana Vjollca nënshkruan kontratë me Sony Music: Mama ja dola për të dyja ne

Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin për rikthimin e 29 vjeçares.

E njëjta ditën e sotme ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikore gjermane, Sony Music.

“Më në fund mund ta ndajë me ju ëndrrën time. Sa e lumtur t’ju bëjë të ditur se tani jam pjesë e industrisë së Sony Music! Mama ja dola për të dyja ne”, theksoi ajo në një postim të ndarë në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version