Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, ka paralajmëruar projektin e ri të saj.
Bukuroshja shqiptare ka lansuar pamje nga xhirimet e klipit të ri.
Ajo shfaqet me flokë të kapura dhe tejet atraktive.
Ndërkaq, lajmin e konfirmoi grimerja e cila gjendej në setin e xhirimeve duke ndihmuar këngëtaren shqiptare.
Në videon e publikuar tashmë shumë adhurues kanë komentuar nga pritja e madhe për projektin e Luanës.
Këngëtarja së fundmi qëndroi larg prej skenës muzikore, duke preferuar skenën televizive.
Por, me sezonin veror që është shumë afër që të marrë formë, bukuroshja pritet që të jetë mjaft e angazhuar me koncerte. /Telegrafi/