Këngëtarja dhe prezantuesja seksi, Luana Vjollca, duket se nuk e ka pritur mirë 8 marsin.
Së paku kështu mund të konstatohet me një vizitë në profilin e saj, ku ajo nuk shprehë ndonjë gëzim për ditën e gruas, shkruan Telegrafi.
Ndryshe nga yjet tjera që kanë uruar nënat e tyre, Luana Vjollca ka shfrytëzuar ditën për të thumbuar meshkujt.
Ajo në profilin e saj ka postuar një “thënie të mençur”, por që është mjaft thumbuese.
“Ajo është femër e thjeshtë, e bërë për t’u dukur e komplikuar nga një mashkull i cili nuk është mjaftueshëm burrë për t’i dhënë asaj gjërat që ajo i meriton”, ka shkruar Luana në profilin e saj në Instagram duke u uruar të gjitha femrave ditën e 8 marsit.
Nuk dihet se kush e ka zhgënjyer Luanën, por së fundmi është përfolur një lidhje me një biznesmen të njohur nga Prishtina.
Luana ndryshe nuk pritet të lansojë së shpejti projekt të ri.
Ajo vazhdon angazhimet e saj në emisionin “Pa Limit”. /Telegrafi/