Telegrafi

Luana Vjollca me mesazh për ndjekësit: Ta ndihmojmë njëri-tjetrin, asnjë nga gjërat që bëjmë nuk të pasuron më shumë se bamirësia

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar në karrierën e saj profesionale.

Ajo tashmë ka filluar me emisionin “Shiko kush Luan”, ndërsa ndan me fansat postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Biondja këtë herë ka shprehur një shqetësim, duke thënë se është aq e zënë saqë nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë gjëra të mira.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

29 vjeçarja me anë të një postimi të fundit të ndarë në InstaStory, inkurajoi fansat të ndihmojnë më shumë për aq sa kanë mundësi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ndonjëherë jemi shumë të zënë me punët tona sa harrojmë të gjejmë kohë për të bërë mirë! Asnjë nga gjërat që bëjmë nuk të pasuron më shumë se bamirësia”.

“Ta ndihmojmë njëri-tjetrin me sado pak që mundemi ju lutem, çdo ditë nga pak për dikë që ka nevojë për ne është shumë”, ka shkruar ajo.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lansuar nga Luana mbetet “Locos”, të cilën e solli në bashkëpunim me Jay Santos në muajin gusht. /Telegrafi/