Moderatorja e njohur, Luana Vjollca konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare.
Krahas një karriere të suksesshme, ajo bëhet pjesë e medieve rozë dhe komentohet vazhdimisht për linjat e saj të përkryera.
Luana mori vëmendje edhe në postimin e fundit që bëri në llogarinë e tij në Instagram, ku ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës.
Prezantuesja e cila prej ditësh ka nis pushimet në Mauritius, së fundi pozoi me plot elegancë para pasqyrës e veshur në një trupore më ngjyrë të zezë e cila ia theksonte në mënyrë perfekte format trupore.
30-vjeçarja kompletoi dukjen me një grim të theksuar dhe aksesor, teksa flokët e gjata bionde i la të lira prapa supeve.
Ndërkohë, nuk munguan as komentet e shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.
Ndryshe, Luana ka kohë që është tërhequr nga ekranet televizive, teksa ka paralajmëruar se do të rikthehet me projekte të reja, përfshirë ato muzikore. /Telegrafi/