Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, prej vitesh është aktive në skenë dhe tashmë ka fituar fansa gjithandej.
Ajo po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për punën dhe karrierën profesionale, teksa aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Locos”.
Megjithatë pas kësaj, biondja ka filluar pushimet dhe me këtë rast po vazhdon të jetë shumë aktive me postime në rrjetet sociale.
Së fundmi, 29 vjeçarja ka sjell disa fotografi atraktive e veshur me një ‘bodysuit’ të zezë.
Megjithëse komentohet vazhdimisht për pamjen, e njëjta edhe këtë herë është shfaqur në top formë.
“Ua uaa.. ca m’tha, ca m’tha?”, është mbishkrimi i vendosur pranë këtyre fotografive artistike të këngëtares.
Ndryshe, “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos deri më tani ka kaluar shifrën e 2.4 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/