Site icon Telegrafi

Luana Vjollca merr pjesë në Javën e Modës në Milano

Foto: Screenshot/Instagram

Java e Modës në Milano ka nisur prej disa ditësh dhe tashmë kanë defiluar disa prej ikonave të modës.

E pranishme në eveniment ka qenë edhe prezantuesja e këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca.

Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, ndërkohë që ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja duket se po qëndron prej disa ditësh në Itali për shkak të angazhimeve që ka atje.

Lexo po ashtu Paris Hilton merr vëmendje në sfilatën e Versace me fustan vezullues rozë

E njëjta përndryshe ka paralajmëruar rikthimin me një emision të ri në TV Klan, pas largimit nga Top Channel.

Foto: Screenshot/Instagram

“Zemër Luana” – mban titullin projekti i ri për të cilin theksoi se do ta publikojë së shpejti.

Artistja këtë kohë ka qenë e angazhuar edhe në projekte të tjera, jashtë ekranit. /Telegrafi/

Exit mobile version