Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, ndërsa shpërndanë imazhe të shumta nga përditshmëria.
Ndërkohë në një postim në Instagram, ajo ka ndarë nja fotografi, me të cilën ka mahnitur miliona ndjekësit.
Luana është parë me një fustan të bardhë, teksa flokët dhe grimin i kishte në mënyrë profesionale.
“Një mijë vjet”, ka shkruar ajo në përshkrim, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë titulli i këngës së re.
Postimi i bukuroshes bionde mori me qindra komente, të cilët përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. /Telegrafi/