Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë e pranishme edhe këtë vit në Javën e Modës në Milano.
Prezantuesja dhe këngëtarja ka marrë vëmendje me paraqitjen gjatë shfaqjes së ‘Philipp Plein”.
Ajo është shfaqur me një fustan të gjatë të zi të prerë në pjesën e gjoksit si dhe me një xhaketë po ashtu të ngjashme.
E njëjta nuk ka ngurruar që me ndjekësit të ndajë disa poza të veçanta e momente nga ky event.
Ajo këtë kohë është e angazhuar si moderatore në programin e dashurisë, “Love Island”.
Ky format vjen për herë të parë në Shqipëri dhe tashmë po bën një bujë të madhe.
Java e Modës në Milano ndërkohë ka nisur më 19 shtator deri më 25 shtator. /Telegrafi/