Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa së fundmi ka ndarë disa atraktive nga pushimet.
Biondja po shijon një udhëtim luksoz, gjersa me fotografitë e radhës ka bërë që të komentohet mjaft shumë.
Megjithëse shquhet për linjat e bujshme, 30-vjeçarja edhe këtë herë është shfaqur në top-formë.
Në një fotografi para pasqyrës me bikini ngjyrë të gjelbër e syze të zeza, ylli i “Shiko kush luan” vjen e mahnitshme.
Kjo nuk është hera e parë që Vjollca duket e tillë, teksa këto pushime vijnë pak ditë pas ditëlindjes jubilare.
Ajo edhe këtë vit ka premtuar projekte të reja si në aspektin profesional në rolin e moderatores, e po ashtu edhe në muzikë. /Telegrafi/