Site icon Telegrafi

Luana Vjollca lë të dyshohet se po mendon të martohet këtë vit?

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur e ekranit, Luana Vjollca, është një nga femrat shqiptare më me ndikim në rrjetet sociale.

Ajo është e ndjekur nga plot 1.7 milion ndjekës në rrjetin social Instagram – llogari kjo në të cilën ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Ndryshe nga herët e tjera, së fundmi bukuroshja bëri një postim ndryshe në rrjetin social Instagram, duke publikuar një pyetje e cila i la në mëdyshje fansat e saj.

“Gjejeni pak se kush do të martohet këtë vit?”, ka qenë statusi i publikuar nga Luana në Instagram, me çka ka habitur ndjekësit e saj të shumtë.

Shumë prej komentuesve kanë nisur të aludojnë se bëhet fjalë për vet prezantuesen, e cila tash e sa vite është në lidhje me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçajn – lidhje kjo të cilën ajo e ka mbajtur gjithmonë larg kamerave.

Megjithatë, Vjollca nuk ka preferuar të komentojë më tepër mbi këtë çështje, duke lënë fansat në dyshime se 2020-ta do të jetë vërtetë viti kur ajo do t’i japë fund beqarisë.

Luana ka nisur lidhjen e saj me Krenarin rreth katër vite më parë, teksa së fundmi dyshja ishin së bashku me pushim me çiftin tjetër të njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, që përkatësisht janë motra e Luanës dhe miku i ngushtë i Krenarit. /Telegrafi/

Exit mobile version