Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ditën e djeshme (e mërkurë) u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, kanë mirëpritur një vajzë.
Ndonëse deri më tani nuk është bërë një reagim zyrtar nga ana e çiftit, një gjë e tillë tashmë është konfirmuar nga motra e Marinës, prezantuesja e këngëtarja, Luana Vjollca.
E njëjta ka shpërndarë një postim në InstaStory me përshkrimin: “Ndjenja më e mirë në botë”.
Motrat ndërkaq vetëm pak ditë më parë realizuan një fotosesion bashkë, teksa në shkrim thuhej: “Tezja me mbesën”.
Përkundër se ende nuk është zbuluar emri i foshnjës, sipas disa aludimeve besohet të jetë “Marget” – kombinim në mes emrave të Marinës dhe Getit.
Luana nga ana tjetër këtë kohë po qëndron larg ekranit e po ashtu edhe projekteve muzikore. /Telegrafi/