Site icon Telegrafi

Luana Vjollca këndon live “Tumankuqen”

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Përveç prezantimit, muzika është pasioni i saj tjetër i saj.

Luana Vjollca është vajza e cila vazhdon të mbetet një prej personazheve më mediatike të personazhit shqiptar.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Luana është shfaqur në studio, ku është duke punuar rreth projekteve të reja në muzikë.

Vetëm pak ditë pasi publikoi video duke kënduar ‘live’ në studio, këngëtarja ka sjell edhe një tjetër video, kësaj radhe duke kënduar siç thotë ajo këngën e saj të preferuar, “Tumankuqe”.

Ajo ka kënduar për herë të parë “live” disa fraza nga kjo këngë, e cila pëlqehet nga të gjithë shqiptarët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“E preferuara ime”, ka shkruar Vjollca në mbishkrimin e videos, ndërsa shihet duke kënduar për qejfin e saj.

Mesa duket, Luana është duke incizuar një kolazh me këngë të reja, të cilat dëshiron që t’i interpretojë ‘live’. /Telegrafi/

Exit mobile version