Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca aktualisht është duke shijuar pushimet në Xhamjka.
Ajo ndodhet atje së bashku me motrën Marina Vjollcën, dhe bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi, çift i cili kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muajin e kaluar.
Luana ka pasur një sezonë të suksesshme verore, dhe vjeshta mesa duket ka qenë për të stina e destinuar për pushime.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja Vjollca ka publikuar disa fotografi mjaft “të nxehta” për ndjekësit e saj.
Ajo shfaqet mjaft atraktive në bikini të verdha, e pa grimuar dhe në formën e saj më të mirë natyrale.
Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj të shumtë nuk kanë munguar, ndërsa vet Luana e ka cilësuar këtë fotografi si më të veçantën e saj. /Telegrafi/