Site icon Telegrafi

Luana Vjollca josh me dukjen, ndërsa fotografohet duke kalëruar

Luana Vjollca Foto: Instagram/luanavjollca

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, duhet se ka qenë duke bërë pushim kohëve të fundit.

Ajo në rrjete sociale gjithmonë ka ofruar pamje nga përditshmëria, ndërsa edhe udhëtimet e saj nuk janë të rralla.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është fotografuar derisa kalëronte.

Veshja e Luanës ishte kryesisht e zezë, kurse flokët dhe makijazhin i kishte të realizuara në mënyrë profesionale.

“Një ikje shkurtër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Postimi mori një sërë komentesh pozitive, të cilët e përshkruanin se sa tërheqëse dukej moderatorja.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit është “Locos”, kurse ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në projektin e ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version