Moderatorja e njohur Luana Vjollca, i është rikthyer muzikës. Ajo sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”.
Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale.
Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime, ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.
Sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.
Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana, që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private. /WHO/