Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka qenë këto ditë ndër personazhet më të përfolur në rrjetet sociale.
Ditë të parë ajo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri “Mi dhe flakë mallit tim”, këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Vjollca ndërkohë vazhdon të jetë ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.
Së fundmi, ajo ka guxuar duke publikuar për fansat një fotografi tërësisht natyrale.
Ajo ka pozuar pa makijazh në një ‘selfie’ në ashensor, duke treguar për fansat kështu se si duket në një ditë të zakonshme.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj ishin të shumta.
Kujtojmë që Luana ka qenë shumë e përfolur për jetën e saj private, teksa vetëm pak ditë më parë në një intervistë televizive për emisionin “Xing”, mohoi të ketë bërë ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj. /Telegrafi/