Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, gjithmonë di të befasojë ndjekësit e saj.
Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, teksa në mënyrë të vazhdueshme sjell imazhe nga përditshmëria.
Së fundmi, bukuroshja bionde është shfaqur atraktive në setin e ri fotografik, ku zgjoi shumë reagime të fansave.
Luana për këtë paraqitje vendosi të vesh një këmishë të bardhë të kombinuar me një pjesë të kuqe.
Sikurse edhe në shumicën e rasteve, ajo nuk ka lënë pa theksuar linjat e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.
Sidoqoftë kësaj, Vjollca së shpejti do të sjellë në treg këngën e re, për të cilën nuk ka dhënë detaje të shumta. /Telegrafi/