Telegrafi

Luana Vjollca feston dy milionë ndjekës në Instagram me fotografi atraktive, do t’u japë mundësinë tre fansave që ta takojnë atë

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka shënuar së fundmi një tjetër sukses.

Ajo ka arritur shifrën e dy milionë ndjekësve në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Për këtë rast, bukuroshja vendosi të festojë me një fotografi atraktive të publikuar për fansat e saj, ku shfaqej e gëzuar pas marrjes së lajmit që ka arritur dy milionë ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dhe për të shpërblyer ndjekësit për besimin e treguar, Luana ka vendosur të realizojë një lojë shpërblyese për ta, ku tre fituesit e përzgjedhur do të kenë mundësinë që të festojnë ditëlindjen bashkë me të.

“U bëmë shumë…dy milionë reale, pikërisht për këtë arsye dua të bëj diçka reale për ju. Do e bëjmë si një forme tjetër ‘give away shpirtëror’. Do zgjedh tre nga ju për ta festuar ditëlindjen tuaj bashkë me mua”, ka shkruar ndër të tjerash Luana, ndërsa ka prezantuar rregullat e lojës.

Luana përndryshe është një prej personazheve shqiptarë më të ndjekur në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/