Site icon Telegrafi

Luana Vjollca feston ditëlindjen, Marina e uron në mënyrë të veçantë (Foto)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Lexo po ashtu Luana Vjollca shfaq gjoksin atraktiv në Mykonos (Foto)

Por, duket se urimin më të bukur këtë radhë asaj ia ka bërë motra e saj e madhe Marina, e cila brenda pak ditësh shkon nuse.

Marina ka publikuar një fotografi të Luanës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila e shfaq atë me një tortë të zezë me mbishkrimin “Happy brithday”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“E vogla ime gëzuar ditëlindjen! Dua të të shoh gjithmonë të shkëlqesh si yll! Bebja ime më e mira e botës!!!”(sic.), ka shkruar Marina në urimin e saj.

Ndërkohë, data 10 shtator ka rezervuar një dasmë të madhe për çiftin më të ri në estradë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. /Telegrafi/

Exit mobile version