Ajo eksperimenton shpesh me flokët dhe njihet si njëra prej vajzave më të guximshme në showbizin shqiptar.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila ka vendosur të bëjë një ndryshim të ri në pamje.
Sot (e diel) për Festën e Pashkëve, prezantuesja e njohur tregon se është transformuar në flokë ngjyrë portokalli.
“Këtë vit në vend që të ngjyrosja vezët, ngjyrosa flokët. Gëzuar Pashkët”, ka shkruar ajo.
Siç nuk është shfaqur asnjëherë, Luana duket në formë të mahnitshme edhe me këtë ‘look’ të ri.
Komplimentet nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet social.
Luana këtë kohë ka bërë një pauzë nga ekrani e po ashtu edhe nga karriera muzikore. /Telegrafi/