Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.
Në rrjete sociale ajo është tejet aktive, ndërsa çdo ditë ajo ka diçka për të njoftuar dy milionë ndjekësit.
Pas një pune të palodhshme në emisionin e saj, Luana ka vendosur që të bëjë disa pushime.
Përmes postimeve është bërë e ditur se ajo po kalon kohën në Dubai, derisa po përjeton edhe eksperienca të reja.
Njëra prej tyre është ‘zipline’ në një lartësi shumë të madhe, kurse Luana ofroi pamje nga vendi përrallor.
“Luanët nuk kanë frikë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Sidoqoftë kësaj, as edhe pozat provokuese nuk mungojnë në profilin e saj, teksa po merr vëmendje të madhe. /Telegrafi/