Telegrafi

Luana Vjollca, e thjeshtë por mjaft provokuese në fotosesionin e fundit (Foto)

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Javën e kaluar ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor, këngën “benzina”, e cila u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka marrë mbi një milion klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Luana dukej mahnitëse në Pejë (Foto/Video)

Ndërkohë, ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga karriera ose përditshmëria e saj.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa fotografi të reja nga seti i saj më i ri fotografik.

Më në formë se kurrë, Luana shfaqet e thjeshtë dhe atraktive në një fustan të shkurtër, ngjyrë të bardhë, nga i cili vë në pah hiret trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo shquhet si një ndër trupat më seksi të estradës, ndërkohë që nuk heziton të ekspozojë asnjëherë linjat në çdo paraqitje të saj.

Imazhet nga fotosesioni i saj më i fundit, i kanë dhuruar me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, të cilët janë në numër të madh. /Telegrafi/