Tash e disa ditë është përfolur për një duet në mes të këngëtares shqiptare, Luana Vjollca dhe këngëtarit australian, Faydee.
Dhe ky bashkëpunim i tyre duket se po realizohet dhe së shpejti pritet të prezantohet para fansave të dyshes. Artistët kanë bashkuar forcat për herë të parë, madje siç shihet kanë finalizuar edhe xhirimet e këtij videoklipi.
Bukuroshja shqiptare së fundmi e ka publikuar një video në Instagram, teksa shfaqet përkrah Faydee.
“Më në fund po ju tregoj juve. Faydee, artist i mrekullueshëm! Së shpejti”, ka shkruar ajo në postimin e ndarë me ndjekësit, ku shihet këngëtari duke thënë disa fjalë në gjuhën shqipe.
Luana vjen e veçantë edhe në klip, derisa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj atraktive. Ndërkaq, “Moj bjondinë me sytë e zi” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Luana në bashkëpunim me grupin TNT. /Telegrafi/