Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Benzina” mban titullin kënga e saj e re, e cila është punuar RedBox Entertainment, ndërsa klipin e saj e ka realizuar Imagien Films.
Si çdo herë tjetër, edhe këtë radhë Luana befason shikuesit me paraqitjen e saj joshëse dhe atraktive në klip.
Kënga është mjaft ritmike, dhe bazuar në titullin e saj, mund të thuhet lirisht se Luana këtë herë e ka djegur si “Benzina” me projektin e saj të ri. /Telegrafi/