Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke u bërë gati për projektin e saj më të ri televiziv.
Ajo ka sjell në Shqipëri formatin “Love Island”, i cili tashmë ka filluar dhe ka prezantuar konkurrentët e parë.
Luana e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.
Së fundmi, Luana ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi mjaft provokuese, të realizuara në lokacionin ku po zhvillohet spektakli.
Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të zi me shkëlqim dhe me prerje të shumta, ndërsa vinte në pah linjat atraktive trupore.
Në prapavijë mund të shihet një helikopter, ndërsa moderatorja nuk i ka kursyer pozat provokuese para aparatit fotografik.
Luana është rikthyer në ekran me këtë format të ri, pas suksesit që pati me programin “Zemër Luana”. /Telegrafi/